Kontroll teknik për objektet mbi 50-vjeçare, Hysenlliu: Tërmetet e 2019-ës dhanë një shtysë të fortë

Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar,do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit teknik, për të vlerësuar nëse janë ose jo të qëndrueshme dhe të sigurta, për të banuar apo ushtruar aktivitete publike.

Sipas ligjit të publikuar në fletoren zyrtare, kontrolli do të kryhet për të gjitha ndërtimet publike ose jo publike që kanë një vlerë të paktën 10 milionë lekë, por edhe objektet publike, si kopshte, çerdhe apo shkolla.

Po si do të procedohet për zbatimin e këtij ligji?

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu ka sqaruar për Report TV se kolaudimit do t’i nënshtrohen ato banesa që përcaktohen nga bashkitë si më problematike.

“Të gjitha vendimmarrjet për kryerjen e këtyre kontrolleve i kanë bashkitë përkatëse me zyrat e urbanistikës së tyre, të cilat do të kontrollojnë terrenin dhe, mbi bazën e kontrollit që ata bëjnë në terren, kërkojnë nga instituti i ndërtimit kryerjen e testeve teknike për objektet që ata gjykojnë se duhet të futen në test. Në momentin që ata gjykojnë se objektet duhet të prishen, bashkitë, sipas ligjit, do të strehojnë të gjithë banorët”, u shpreh Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit.

Po ashtu Hysenlliu ka sqaruar se pas kërkesës nga bashkia për kontrollin teknik të banesës, për çdo objekt do të bëhen 2 akt ekspertiza të thelluara, për të vlerësuar ndërtesën.

“Janë dy lloj akt ekspertizash:

a) akt ekspertizë e thelluar pa prova;

b) akt ekspertizë e thelluar me prova.

Në rastet kur kryhen provat laboratorike në objekt, nxirret performanca e objektit dhe akt ekspertiza nxjerr nëse objekti duhet të rikonstruktohet dhe duhet ndërhyrë në strukturë dhe sa janë kostot e tij, dhe kur objektit nuk duhet t’i ndërhyhet në rikonstruksion, pasi nga ana strukturore është mbaruar, ose kostoja e tij është shumë e lartë dhe nuk ja vlen të rikonstruktohet”, shpjegon Hysenlliu.

Drejtori shtoi ndër të tjera se kjo nismë ligjore ka qenë iniciuar që në vitin 2014, por tërmetet e 2019-ës dhanë një shtysë të fortë për të përshpejtuar miratimin e tij. Menjëherë pas miratimit edhe të akteve nënligjore, do të nisë edhe kontrolli teknik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja