Kontroll teksa lëviznin me automjete, 3 të arrestuar nga policia e Fierit

Kontroll teksa lëviznin me automjete, 3 të arrestuar nga policia e Fierit

FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit gjatë kontrolleve të ushtruara për drogë. Efektivët e policisë kanë bërë kontrolle në mjete të shumta nga të cilat kanë rezultuar se tre persona kishin lëndë narkotike  kanabis sativa në automjetet, gati për shitje. Të arrestuarit janë I. A., 20 vjeç, banues në Lushnjë, K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec dhe D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër.

Sakaq po si rezultat i kontrolleve janë proceduar pesë persona. A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  Mes të arrestuarve është edhe nipi dhe shoferi i kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi. Ajo ka sqaruar se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.

"-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit:Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit ! -Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë . -Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij: Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo ... -Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje", shkruan Bufi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë