Durrës/Pronari në arrati, 'Alba Exotic Fruit’ nuk ndalet, kapet për herë të 5 me kokainë në kontejnerët me banane! 7.7 kg drogë e fshehur në motorët frigoriferikë, vinte nga Ekuadori

"Alba Exotic Fruit"  nuk po di të ndalet në rrugën e saj të transportit të kokainës në vend, edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim. Kjo kompani po thyen rekord në transportin e kokainës në vendin tonë përmes kontejnerëve me banane, kur sasia e kapur sot në Portin e Durrësit është e 5-ta vetëm në pak muaj.

Gjatë kontrollit të kontejnerëve me banane të kësaj firme në vijim të operacionit “Rada” u kapën 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako. Kokaina ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike dhe vinte nga Ekuadori në llogari të firmës 'Alba Exotic Fruit’.

Hetimi u bë nën drejtimin e SPAK, ndërsa operacioni është ende në zhvillim në kontrollin e kontejnerëve të tjerë në Portin e Durrësit. 

Përveç rastit të sotëm, "Alba Exotic Fruit" është kapur me kokainë në kontejnerët me banane edhe në 4 operacione të tjera. Më 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.  Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Për sasitë e kokainës të kapura së fundmi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, menaxherin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit". Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner. Ai është edhe aksioner në kompani, ku zotëron 10% të aksioneve, ndërsa 90% janë në zotërim të Eduart Dautit, i cili është shpallur në kërkim.

Kompania shqiptare "Alba Exotic fruit" është me seli në Kombinat dhe që operon në treg që nga viti 2011. 

Itinerari i kontejnerit më 13 korrik: Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 675 gram.

Si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Kokainë në kontejnerin me banane, zbulohen 8 pakot e fshehur në motorët frigoriferikë

1631017347_29b95584b58a4197bf4d25d5acb65dea.jpg

Kokaina e sekuestruar

Report Tv ka siguruar foton e 8 pakove të kokainë, që ishte fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë. Droga ishte e mbështjellë me natriban dhe kishte një peshë prej 7.7 kg kokainë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 07/09/2021 11:54

    Sa here duhet te kapen me droge qe tu hiqet licensa ketyre "bizenesmeneve"? Dhe pastaj thone s'ka mundesi qe qeveria ti lejoje vete keta horra!

    Përgjigju
    • andon: 07/09/2021 12:28

      ligjet jan per fukarain, licenca bllokohet me 10 here hahahh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën