Gjate muajit tetor po mendoja se kush ishte vendi me i afert qe shume te njohura te miat ne Vlore, Lushnje, Sarande, Tepelene, Diber, Mat etj mund te shkonin per te kryer falas apo me kosto te ulet nje mamografi, ekzaminim ky qe mundeson kapjen e hershme te kancerit te gjirit dhe te cdo patologjie te ngjashme me te. Edhe pse duhet te sorollatesh pak mund ta kryesh ne Tirane, fare pa kosto ose duke paguar ne sherbime private, por jashte saj mundesite jane teper te pakta e thuajse aspak.

Kerkova dhe pyeta dhe kjo ishte e veshtire per mua qe jam brenda sistemit po per te tjeret? Megjithse numri i aparaturave eshte ritur ne kohet e fundit, keto sherbime nuk lehtesojne aspak grate dhe nuk i motivojne ato ta kryer ate. Shumica e popullsise akoma nuk e di qe ne keto 20 vjet shpeshtesia e kesaj semundjeje eshte dyfishuar duke u bere semundja kancerogjene kryesore tek grate dhe nje nga shkaqet kryesore te vdekjeve te grave tona, te cilat deri me sot ne shume revista shkencore te njohura jane konsideruar si grate me te shendetshme ne bote apo sic thuhet “the albanian paradox”.

Edhe pse vihet re edhe ne mosha te reja rreziku rritet me rritjen e moshes sidomos pas 40 vjec. Por ajo cka me shqeteson e qe mendoj duhet te shqetesoje te gjitha femrat ne Shqiperi eshte se 65% e rasteve kapen ne stadin e katert, pra ate me te avancuar duke sjelle edhe nje vdekshmeri te larte per nje semundje e cila po te kapet ne stadet e hershme eshte e parandalueshme.

Aresyet se pse mund te rritet shpeshtesia jane te shumta si mungesa e femijeve apo shtyrja e moshes se lindjes, fillimi i ciklit menstrual ne moshe te vogel dhe fillimi i vonshem i menopauzes, te dhenat familjare mbi te aferm me histori te kancerit te gjirit, mutacione te disa geneve BRCA1 dhe BRCA2, obeziteti, perdorimi i hormoneve zevendesuese per nje kohe te gjate, perdorimi pa kriter i kontraceptiveve orale, konsumi i alkolit dhe mugesa e aktiviteteve fizike.

Shume prej ketyre shkaqeve po shtohen prandaj shendeti mbi te gjitha. Grate duhet te bashkohen per te ruajtur shendetin e tyre e te kerkojne me ngulm ndertimin cdo dite te sherbimeve te parandalimit dhe kujdesit ndaj kesaj semundjeje ne cdo cep te vendit te cilat i motivojne ato per te kryer ekzaminime.
Sa do doja qe te merja nje mesazh ne celularin tim ku te me thuhej se kisha daten e ekzaminimit dhe se ku mund ta kryeja ate!