VLORË- Shtimi i lëvizjeve përgjatë sezonit turistik është shoqëruar me shtimin e kontrolleve të policisë në akset rrugore në Vlorë e Sarandë me qëllim rritjen e sigurisë njëkohësisht dhe ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një javë janë pezulluar 13 leje patenta, nga të cilat 8 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtimin mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 2027 gjoba, nga të cilat:

- 168 masa për tejkalim shpejtësie;

- 116 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 71 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

- 11 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

- 280 masa për parakalime të gabuara;

- 651 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

- 730 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës vazhdon apelin për respektimin e rregullave të qarkullimit.