Kontrolle në një javë nga policia/ Pa patentë dhe të dehur në timon, 19 drejtues mjetesh të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona gjatë javës që lamë pas, kjo pasi është shtuar numri i drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë në gjendje të dehur në rruge dhe mund të bëhen burim aksidenti. Gjithashtu, përveç numrit të shtuar të drejtuesve të dehur në mjet, policia ka pezulluar një numër të konsiderueshëm lejesh drejtimi, pasi drejtuesit kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 

Janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

378 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive