FIER-  169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës pasi kishin zaptuar hapësirat publike.

Po ashtu, janë vendosur nën hetim  3 administratorët e 3 subjekteve, të cilët kishin zënë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë pa pasur lejet përkatëse. U vendosën nën hetim 45-vjeçari me iniciale Sh.G., 30-vjeçari me iniciale E.G.,  të dy nga Fieri dhe një 29-vjeçar  me iniciale M.K., nga Divjaka.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.