Një operacion anti-drogë është zhvilluar në disa qytetet të vendit ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.
194 fidanë u gjetën gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe.
Në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.