Kontrolle për të prekurit që thyejnë karantinën, shkodranët shembull (VIDEO)

Policia e Shkodrës, nisur edhe nga raportimet e qyteteve të tjera, ka ushtruar kontroll në banesat e personave të prekur me koronavirus, të cilët siç dihet duhet të qëndrojnë të karantinuar derisa të dalin negativ.

Nga kontrollet e bëra rezultoi se personat në fjalë nuk i kanë thyer rregullat, e për rrjedhojë nuk i kanë vënë jetët e të tjerve në rrezik. Gjithsesi në njoftimin e bërë, policia e Shkodrës siguron se kontrollet do të vijojnë.

Ndërkohë një ditë më parë, një 22-vjeçare nga Lushnja u ndalua dhe u procedua për këtë arsye. Edhe pse kishte rezultuar pozitive ajo kishte thyer karantinën duke shkuar në shtëpinë e prindërve në fshat.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 08/07/2020 17:32

    po shyqyr qe e moren vesh se deri dje thoshin sna kap e sna ben gje virusi,tani ska shaka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike