‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani

‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani

Policë gjerman

Në kuadrin e diskutimeve për politikën e migracionit, grupi parlamentar i partive CDU/CSU ka formuluar dy mocione për Bundestagun, në të cilat sqarohen edhe idetë për këtë temë.

Ndalimi i hyrjes për të gjithë pa dokumente të vlefshme

CDU/CSU kërkon një ndalim de facto të hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk kanë dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani dhe që gëzojnë lirinë e lëvizjes që ekziston brenda BE - pavarësisht nëse ata bëjnë kërkesë për azil.

Ndër pesë pikat që sipas CDU/CSU duhet të zbatohen menjëherë, bën pjesë edhe "arrestimi i menjëhershëm dhe mbajtja në paraburgim" e personave të cilët janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Për këtë duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përkatëse të burgjeve në landet gjermane.

Përveç tyre qeveria federale duhet të vërë sa më shpejt që të jetë e mundur në dispozicion të gjitha objektet që ka në zotërim, ndër të tjera kazermat e lira dhe kontejnerët e banimit.

Po ashtu Policisë Federale duhet t'i jepet kompetenca për të bërë kërkesë për urdhër arresti dhe mbajtje në paraburgim në pritje të dëbimit për persona që gjatë kontrollove rezultojnë pa leje qëndrimi dhe qe duhet të largohen nga Gjermani. Gjithashtu kërkohet edhe ashpërsimi i së drejtës së qëndrimit për kriminelët dhe të ashtuquajturit persona të rrezikshëm.

Dëbime të përditshme

Partitë CDU/CSU kërkojnë gjithashtu që landeve gjermane t'u jepet më shumë mbështetje për dëbimin e personave që janë të detyruar për t'u larguar nga Gjermani. Dëbimet duhet të kryhen çdo ditë.

SPD dhe të Gjelbrit: Kërkesa jokushtetuese

Partia socialdemokrate SPD dhe të Gjelbërit i konsiderojnë disa pika të mocioneve të partive CDU/CSU si jokushtetuese dhe në kundërshtim me ligjin e BE-së. CDU/CSU e kundështojnë këtë qëndrim duke argumentuar se ligji kombëtar duhet të ketë përparësi ndaj ligjit evropian, gjë që është gjithashtu e mundur në "situata të jashtëzakonshme emergjente".

Për të arritur një shumicë për miratimin e mocioneve në Bundestagun aktual, unionit CDU/CSU i nevojiten mbështetja dhe votat e disa partive. sepse vetëm votat e AfD-së, nuk do të mjaftoninin. Por nëse edhe deputetët e partisë liberale FDP dhe ata të partisë BSW do të votonin pro propozimeve të unionit CDU/CSU, atëhere do të arrihej  shumica e nevojshme.

Shkak për kërkesat e unionit CDU/CSU është sulmi vdekjeprurës me thikë i një afgani 28-vjeçar në qytetin e Ashafenburgut./DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq