TIRANE- Tri makina të vjedhura në vende të ndryshme të Europës, janë bllokuar dje në Durrës e Vlorë. Drejtoria e Policisë së Durrësit ka Durrësit ka njoftuar dje, se në sajë të kontrolleve të ushtruara, u evidentuan në 2 raste automjete, të cilat rezultonin të vjedhura në vende të Europës Perëndimore.
Hetimi nisi ndaj 49-vjeçarit L.K., 49 vjeç, banues në Durrës. Gjatë verifikimit që shërbimet policore ndërmorën për automjetin tip “Audi Q7”, me targa TR 8558 R, në pikën e kontrollit Ura e Dajlanit, rezultoi se makina në fjalë, ishte vjedhur me datë 12.11.2008 në Gjermani dhe si i tillë u bllokua për llogari të hetimit.
Po ashtu, hetimi nisi dhe ndaj 38-vjeçarit A.F., 48 vjeç, banues ne Thumanë të Krujës, sepse më datë 23.04.2013, në fshatin Borizanë, iu bllokua automjeti i markës Benz 400, me targa TR 7343 J, i cili nga verifikimet rezultoi, se ishte vjedhur ne Itali, më datë 09.12.2003.
Ndërsa nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, u bë kapja dhe sekuestrimi i automjetit tip Volkswagen Golf me targa BR 7210 A, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar të jetë i vjedhur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com