GREQI - Një kontroll “blitz” në qelinë e Alket Rizait, nga forcat speciale EKAM në burg, ka bërë të mundur zbulimin e një tentative tjetër të tij për t’u larguar nga qelitë. Sipas medias greke, Alket Rizai po përgatiste një bombë në qelinë e tij, me qëllim që ta përdorte për arratisjen e vet.
Portali Protothema.gr publikoi të hënën në mesditë, si ekskluzivitet, fotografi me pjesë elektronike dhe kabllo të futura në një kuti plastmasi, si dhe një skemë mbi lidhjen e kabllove dhe vënien në funksionim të bombasë.
Sipas të njëjtit burim nga Greqia, skema dhe materialet u gjetën gjatë kontrollit në qelinë e tij, pas pengmarrjes që realizoi Rizai në burgun e Malandrinos në mesin e muajit mars. Portali citon burime të policies, që e ndërlidhin këtë gjetje me zbulimin një pistolete dhe dy grantash në burgun Koridalos në Athinë, ditë më parë. Sipas policisë, Rizai do të dërgohej në një moment në burgun e Koridalos, për një proces tjetër penal kundër tij.
Më tej, ëeb-i grek Protothema.gr, bën të ditur, se autoritetet janë në gjendje alarmi, pasi gjetjet e fundit dëshmojnë, se i burgosuri i famshëm shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij brenda e jashtë burgut, janë vazhdimisht në lëvizje dhe nuk përjashtohet një tentativë tjetër arratisjeje në të ardhmen, gjë që vetë Rizai e ka lënë të nënkuptohet me deklaratat e tij.
Përndryshe, ai u bë i njohur për shkak të dy arratisjeve nga burgu me helikopter. Më 16 mars Rizai mori peng gjashtë punonjës të burgut të Malandrinos dhe kërkonte ta linin të largohej, duke kërcënuar se ndryshe do të hidhte në erë burgun me një bombë, e cila rezultoi se ishte vetëm një radio dore.
Policia vlerëson, se Rizai nuk kishte arritur ta përgatiste bombën, dhe vë në dukje faktin, se gjatë kontrollit në qeli nuk është gjetur as ndonjë sasi eksplozivi dhe as ndonjë detonator, që janë elementë të domosdoshëm për funksionimin e një bombe.
Nisur nga fakti se ky publikim i Protothema.gr, u bë ditën e një prillit, nga verifikimet dhe interesimi i mediave tjera greke, rezultoi se lajmi ishte i vërtetë dhe që konfirmohet edhe nga burime policore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) .02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com