Kontrolli i Burgjeve dhe i Shërbimi të Provës do të bëhet nga një agjenci e posaçme, që po miratohet në Kuvend.
Institucioni i ri ka kompetenca monitoruese, përgjuese dhe hetuese që të pengojë përfshirjen e zyrtarëve në veprimtari të paligjshme.
Por pavarësisht se ky ligj u mirëprit për thelbin e tij, deputetët socialistë refuzuan që të lënë tërësisht në kompetencë të ministrit të drejtësisë, emërimin e drejtorit të kësaj agjencie, duke ja kaluar kompetencën kryeministrit.
"Siç i kërkohet përgjegjësia politike, patjetër duhet të ketë dhe kontrollin dhe mekanizmat funksional efektiv për ushtrimin e këtij kontrolli”,- tha Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë.
“Por të gjitha agjencitë kombëtare në Shqipëri kanë emërim titullarët ose nga Këshilli i Ministrave ose nga kryeministri”,- tha Bledar Çuçi, kryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
“Diskutimet nuk mund të bëhen për t'i heq një rol apo për t'i dhënë një rol të caktuar ministrit”,- tha Lamallari.
“Nuk mund të jetë për propozues ministri dhe emërtues edhe emërtimin ta bëjë po ministri”,- tha Çuçi
“Garantimit të pasjes së informacionit në kohë reale si nga shërbimi dhe agjencia nesër po ashtu dhe nga ministri i cili përgjigjet politikisht për gjithçka që ndodh në sistemin e burgjeve dhe besoj vetëm atëherë ne flasim për modernizim real",- tha Lamallari.
"Absolutisht nuk është e vërtetë. Nuk përbën asnjë problem për fuqinë e ministrit mbi këtë agjenci edhe përgjegjësinë politike që ka ministri e ushtron 100% në bazë të ligjit",- tha Çuçi.
Meqë agjencia merr kompetenca të punojë në rrugë informative gjurmuese, nga ana e deputetëve u vendosën mekanizma shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale të zyrtarëve që do të monitorohen.
Komente








