Kontrolli i kartave të identitetit
INDRA fajëson KQZ-në

Pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për problematikat e hasuara nga testimi i verifikimit të zgjedhësve në Qarkun e Tiranës, firma që ka fituar tenderin për eletkroniknë duke se fajëson KQZ se nuk ka parashikuar në kontratë shqetësimet që ata ngrenë.

Bëhet fjalë këtu për shqetësimin e ngritur nga përfaqësuesit ligjor të partive lidhur me mosparandalimin nga kjo firmë të ndërhyrjeve nga jshtë sistemit të pajisjes elektronike.

Pas një verifikimi në kompjuterët e instaluar, ekspertët shqiptarë u shprehën se sistemi mund të bjerë pre e korruptimit dhe ndërhyrjes nga jashtë.

Përfaqësuesit e firmës spanjolle theksuan se nuk e kanë realizuar një mbrojtje të tillë, pasi nuk e parashikonte kontrata me kërkesat e paraqitura nga KQZ-ja.

Ndërsa problemi tjetër ishte që në çdo Qendër Votimi një zgjedhës mund të votojë deri në 5 herë dhe vetëm pas 48 orësh mund të identifikohet një shkelje e tillë.

Pra, rreziku i votimit të disa personave njëherësh është element dhe kjo për KQZ-në ka si zgjidhje vetëm ndëshkimin sipas Kodit Penal të këtyre manipuluesve, porse nuk i jepet zgjidhje fletës në kuti, pra nëse do të cilësohej si e pavlefshme apo jo.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës