EMRAT/ Kontrolli i policisë fundos shpërndarësit e heroinës në Tiranë, iu gjendet edhe Shotgun në shtëpi (VIDEO)

TIRANE- Plot 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”, armë e fishekë kanë mundur të gjejnë forcat e policisë së Tiranës gjatë kontrollit në makinën e tyre. Të arrestuarit janë  Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Luan Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë. Report Tv mëson se njëri nga të arrestuarit Luan Çela rezulton i dënuar kohë më parë në Itali për falsifikim dokumetesh.

Ndalimi i tyre siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga Policia e Shtetit është bërë në rrugën “Kujtim Laro”. Të dy shpërndarësit lëviznin në një automjet me targë AA 821 OG. Luan Çela ishte shoferi, ndërsa pasagjer shtetasi Romeo Ramdani. Gjatë kontrollit të makinës brenda saj janë gjetur një qese brenda një kutie me 5 pako të mbështjella me natriban. Nëse droga do shitej në treg vlera e fituar prej saj ishte 40 mijë euro.

Droga e sekuestruar

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.

Një nga armët e sekuestruara nga policia

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:

- 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
- Automjet
-1 shotgun
-1 armë gjahu
- 16 fishekë arme gjahu
- dylbinj
- fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm
- 45 fishekë manovre

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

- A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku