Kontrollohet liqeni i Shkodrës
për gjuetinë e paligjshme

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka nisur aksionet e planifikuara në goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme ne territorin e liqenit te Shkodrës.

Inspektorët e këtij institucioni kanë monitoruar të gjithë vijën liqenore nga Shkodra, në Malësi të Madhe e deri në kufi me Malin e Zi.

shkoder
Vasel TUSHA, Specialist Monitorimi pranë Administratës së Zonave të Mbrojtura

Fokus i grupeve të punës ka qënë goditja e rasteve të gjuetisë së paligjshme me korent, apo largimi i mjeteve statike të vendosura në ujrat e liqenit në mënyrë të paligjshme.

shkoder

Edhe në ditët e ardhshme këto aksione do të vijojnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëllim goditjen e çdo rasti gjuetie të paligjshme, e cila në gjithë këto vite ka lënë pasoja të rënda në një prej pasurive kombëtare siç është liqeni i Shkodrës. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti