‘Kontrollorët’ e vërtetë që kanë bllokuar aeroportin dhe vaksinat

‘Kontrollorët’ e vërtetë që kanë bllokuar aeroportin dhe vaksinat

Braktisja e detyrës nga kontrollorët në Aeroportin Ndërkombëtar ”Nënë Tereza”, është padiskutim një skandal me kosto direkte në jetën e shqiptarëve. ‘Stresi’ i atyre kontrollorëve që u është ulur rroga në 2500 dollarë,  ka pezulluar gjithçka në aeroport, duke çuar edhe në cënim të sigursë kombëtare. E gjitha kjo në fakt është më shumë se kaq, me personazhe në prapaskenë që për të rrëzuar Edi Ramën, po tejkalojnë çdo kufi.

Por, si fillim ka një panoramë për pasojat e bllokimit të aeroportit ”Nënë Tereza”. Sot vaksinat nuk zbresin dot në aeroport vetëm se disa kontrollorë janë të stresuar se marrin 2500 dollarë në muaj. Sot, një apo disa jetë mund të humbin vetëm pse nuk transportohen dot jashtë vendit, ngaqë disa kontrollorë janë të stresuar pse e kanë rrogën 2r00 dollarë në muaj. Sot, një njëri që ka ndërruar jetë jashtë vendit nuk mund të varroset në Shqipëri, por duhet të kthehet andej nga erdhi vetëm se disa kontrollorë janë të stresuar se e kanë rrogën 2500 dollarë. Sot shumë prindër nuk shohin dot fëmijët e tyre që do të ktheheshin në shtëpi pas muajsh apo vitesh larg familjes, sepse disa kontrollorë janë të stresuar se marrin vetëm 2500 dollarë.

Por, në fakt kjo nuk është histori kontrollorësh sepse kontrollorët e dinë shumë mirë se si ata janë të gjithë kontrollorët  në të gjithë Europën. Por jo vetëm kaq, pasi kontrollorët e dinë shumë mirë se këtë të drejtë (të pagës) nuk e kërkojnë dot tek qeveria sepse kjo e fundit nuk e ndihmon dot ALBCONTROL.  Madje qeveria nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë pasi është detyrim që shteti të mos e ndihmojë ALBCONTROL-in tek financat dhe këtë, kontrollorët e dinë më mirë se kushdo.

Thënë këto, kuptohet qartë që kjo nuk është vepër e kontrollorëve të cilët e dinë shumë mirë të vërtetën, por është vepër e ‘kontrollorëve” politikë si Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dhe hallit të tyre që nuk ka asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve e Shqipërisë. Të vetmit që humbin nga kjo mesele e stisur nga politikanët e mësipërm janë qytetarët dhe ata që po e shkaktojnë këtë humbje nuk  duan që ta vijnë vaksinat, nuk duan që të vazhdojë ekonomia të ringrihet, nuk duan që të këtë sezon turistik normal e natyrisht duke bllokuar aeroportin ‘Nënë Tereza”, nuk duan hapjen e aeroportit të Kukësit i cili pas pak ditësh do të nisë nga puna.

Halli i tyre i vetëm është të rrëzojnë Edi Ramën, me çdo mjet dhe tërësisht në kundërshtim me interesin e vendit dhe njerëzve. Aq i madh është ky hall që kanë e të cilin janë të bindur që nuk e zgjidhin dot me votë nga populli, saqë kanë prekur fundin duke mos lejuar ardhjen e vaksinave të cilat i shohin si votë për Edi Ramën dhe jo si shpëtim për jetën e qytetarëve. Ky kompleks i tyre i ka bërë që të shkaktojnë një akt kriminal si ky i sotmi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg