Konventa e LSI, Endrit Braimllari
zgjidhet Sekretar i Përgjithëm
Petrit Vasili: Konventa, risi procesi i votimit

Konventa e LSI, Endrit Braimllari<br />zgjidhet Sekretar i Përgjithëm<br />Petrit Vasili: Konventa, risi procesi i votimit
Konventa e LSI-së ka zgjedhur postet drejtuese. Endrit Braimllari ka arritur të zgjidhet me shumicë votash përballë Dritan Yllit, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.
 
Endrit Braimllari me 1513 vota kundrejt 773 votave të fituara nga kandidati tjetër Dritan Ylli.

Petrirt Vasili është zgjedhur zv/kryetar me 2189 vota, ndërsa Luan Rama me 2029 vota dhe Kejdi Mehmetaj me 1499 vota  u zgjodhën nënkryetarë.
 
Deputetja Silva Caka e cila kandidonte për postin e nënkryetarit, nuk arriti të fitojë përballë dy kandidatëve Rama e Mehmetaj. 

Ndërkohë Konventa po zgjedh dhe delegatët e këshillit Drejtues kombëtar, 30% e tyre do të jenë gra.

[gallery]20012[/gallery]

Meta: Procesi, jashtëzakonisht transparent!
Meta në fjalën e tij e vuri theksin te transparenca e procesit të zgjedhjeve brenda LSI-së duke i cilësuar atë si të jashtëzakonshme.
 
Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë delegatët që patën durimin dhe vendosmërinë për të votuar, sepse nuk ka qenë e lehtë, për arsye se ka pasur shumë kandidatë për Komitetin Drejtues Kombëtar.
 
Gati 600 kandidatë, kështu që procesi ka kërkuar kohën e tij. Por mendoj që ka qenë një proces jashtëzakonisht transparent
.
 
Këtu është lista përfundimtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, që në bazë të statutit, do të duhet nga Komisioni i Votimit, të renditet për arsye të ruajtjes së ekuilibrave midis LSI-së, LRI-së dhe LGI-së.
 
Ndërkohë që kjo renditje do të bëhet nga komisioni, sepse është një proces relativisht i gjatë dhe duhet saktësi e plotë. Çdo anëtar ka të drejtë të paraqitet në LSI për t’u njohur me rezultatin përfundimtar
”.
 
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi nga drejtuesit e rinj, që të vijojnë procesin e krijimit të forumeve të tjera të partisë.
 
“Ju faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj në këtë garë, por edhe për mesazhet që ju dhatë në këtë Konventë dhe le të vazhdojmë për të krijuar edhe forumet e tjera të LSI-së dhe për të çuar mesazhet e kësaj konvente në të gjithë vendin.
 
Në mënyrë që t’i japim shansin çdo qytetari shqiptar të përfshihet dhe të integrohet më mirë në shoqërinë tonë dhe të bëhet pjesë e suksesit të saj, e evropianizimit të saj
”- nënvizoi Ilir Meta.

Konventa miraton statutin dhe platformën politike
Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli konventën e saj zgjedhore. Pas dy ditë punimesh aty u votuan ndryshimet në statutit e partisë, të cilat u vendos që t’i nënshtrohen më tej dhe vendimmarrjes së kryesisë dhe Këshillit Drejtues Kombëtar.
 
Edhe platforma e re politike e LSI-së mori "Ok" e Konventës. Dokumenti me 23 pika kryesore përbën dhe programin politik me të cilin kjo forcë do të paraqitet në zgjedhjet e 2017-s.
 
Haxhinasto: LSI, paketë 8 pikash për nxitjen e integrimit
Edmond Haxhinasto, ish ministër i Transporteve, ka prezantuar në Konventë paketën me 8 pika, e cila parashikon përshpejtimin e integrimit të vendit. Haxhinasto e vuri theksin te dekriminalizimi, i cili sipas tij është domosdoshmëri, ndërsa shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, është objektiv kombëtar.

Ish-ministri theksoi se reforma zgjedhore, për të cilën ka nisur puna, mbetet një nga prioritetet kryesore dhe se duhet të udhëhiqet në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Haxhinasto shtoi se LSI do të propozojë masa të forta për ndëshkimin e shit-blerjes së votës. 

"Ne vlerësojmë si themelore në politikat tona institucionale bërjen të shenjtë të institucionit të votës. Është themeli i një sistemi demokratik. Do të bazohemi tek rekomandimet më të mira të OSBE/ODIHR por edhe tek propozimet e grupit tonë parlamentar, që kanë të bëjnë me penalizimin e shit-blerjes, zbatim të kritereve transparente për financimin e partive, aplikimin e listave të hapura si dhe pjesëmarrjen në votim të shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion", tha Haxhinasto, ndërsa lexoi edhe 7 pikat e tjera të platformës politike të LSI-së. "Ne jemi dhe do të qëndrojmë fort për një proces të vërtetë të dekriminalizimit, si një detyrim madhor të politikës ndaj vetvetes, ndaj të zgjedhur për të mbyllur hendekun në rritje që ekziston sot midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Një parim tjetër madhor që ka të bëjë me gjithë reformat, ka të bëjë me matësin tonë të cilësisë së reformave, dhe ky matës nuk mund të jetë tjetër vetëm se si ndikojnë reformat në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ne do të punojmë pa u lodhur për të forcuar tiparet dalluese të partisë tonë, solidaritetin dhe integrimin social, respektin dhe tolerancën. Është e domosdoshme kundër tendencave populiste, retorikës boshe, shpesh herë pseudonacionaliste. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për stabilitetin politik në vend, duke e forcuar këtë kulturë të re politike të prezantuar nga LSI-ja dhe kryetari i saj Ilir Meta. Do të jemi faktori garantues i bashkëpunimit, i konsensusit duke luftuar konlfikualitetin dhe përçarjen sociale.
Një vëmendje të jashtëzakonshme do t’i kushtojmë reformës në drejtësi, si domosdoshmëri jetike, si mundësia dhe rruga e vetme e zhvillimit të vendit, duke respektuar të drejtën si të patjetërsueshme për qytetarët dhe investitorët. Reforma në drejtësi do t’i japë një cilësi të re luftës ndaj korrupsionit për individin, shoqërinë dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Kjo platformë përcakton gjithashtu qëndrimin tonë të qartë ndaj trafiqeve dhe ndaj drogës. LSI beson se lufta kundër prodhimit të drogës është objektiv kombëtar që kërkon sensibilizimin dhe rialokimin e resurseve të duhura për ta çrrënjosur atë
", u shpreh Haxhinasto.

Petrit Vasili: Konventa, shembull i motivimit politik dhe ideve
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se Konventa e LSI është një shembull pozitiv si nga diskutimet ashtu edhe procesi i votimit i gjithi elektronik.

Vasili tha se në Konventë u promovua nga kryetari Meta vizioni i politikës "mendje hapur", duke u dëshmuar si shembull i motivimit politik dhe ideve. 

Z. Vasili, si po procedon procesi i votimit?
Procesi i votimit po procedon me ritëm shumë të lartë, edhe ju keni kamerat tuaja, dhe shikoni që ky proces vazhdon me intensitet. Është një proces risi në mënyrën se si po zhvillohet, një proces tërësisht elektronik i cili mundëson edhe një votim shumë të lehtë, por edhe një nxjerrje tepër të lehtë të rezultatit. Besoj që në këtë drejtim japim një shembull pozitiv edhe novator se si mundet që edhe teknologjia të vihet në shërbim edhe të lehtësisë së votimit, por edhe të qenësisë së kujtdo që ushtron votën e tij, në këtë rast, brenda strukturave të LSI-së, por pse jo edhe më gjerë, për sa i takon procesit të votimit në Shqipëri, proces shumë i diskutuar.

Besoj ka qenë një proces i veçantë pasi ai ka vazhduar “non-stop”. Unë personalisht kam votuar rreth orës 01:30 të mëngjesit, po kështu edhe kryetari i LSI, z. Meta e të tjerë. Pra, ka qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptohet që intensiteti i punës këtu në këto ambiente është shumë i lartë. Pra, njerëzit janë shumë të motivuar dhe besoj se në këtë drejtim konventa ishte një shembull se si motivimi politik dhe i ideve mund të japi dhe të mbajë ritme të larta në të gjitha gjërat, përfshirë këtu edhe procesin delikat që është edhe procesi i votimit.

Megjithëse për mua, besoj se i gjithë thelbi , veçanërisht politik i konventës, qëndron në atë që dje ishte në sintezën që z. Meta bëri për një vizion dhe një politikë krejtësisht me një qasje mendje hapur. Një politikë e cila shikon përtej interesit të ditës. Një politikë që e vë interesin e qytetarëve të parin dhe çdo tjetër del në plan të dytë dhe një politike e cila në themelin e saj ka konstruktivitetin dhe pozitivitetin në të cilin ndërton ura bashkëpunimi dhe jep zgjidhe, përkundrejt një konfliktualiteti malinj, sistematik të kultivuar e stërkultivuar, i cili përveç se regresit dhe pesimizmit nuk ka prodhuar asgjë tjetër.

Mendoj që linja udhëheqëse e tërë fjalës së djeshme e përshkruar nga optimizmi dhe realizmi, dhe nga mendje hapja dhe parja e të gjithë shqiptarëve si njerëz me oportunitete dhe shanse të barabarta dhe askush i përjashtuar, besoj se janë udhët e reja, shtigjet e reja, hullitë e reja ku politika shqiptare do të duhet të projektohet në vitet që vijnë.

Z. Vasili, si anëtar i Komisionit të Reformës zgjedhore, përse nuk e propozoni në variant të tillë të votimit në të gjithë vendin?
LSI-ja për të qenë objektiv ka aplikuar votimin elektronik, numërimin elektronik edhe në konventën e mëparshme. Këtu kemi të bëjmë me një përmirësim akoma më të mëtejshme. Politika në këtë çështja ka dhënë një mirëkuptim, pasi ‘Po’ votimit elektronik i është thënë që në vitin 2012 në reformën zgjedhore të asaj kohe. Dhe është thënë dhe është ri-thënë që janë problemet teknike që e pengojnë. Kështu që dakordësia jonë si LSI ka qenë dhe është e plotë për një votim të tillë. Elementet dhe problematikat teknologjike nuk më takon mua që t’i vlerësoj.

Redaksia Online
l.q/dy.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?