Konventa e PL-së, Basha për Metën: Qeshëm me performancën e mjerueshme të tij

Në nisje të seancën plenare Lulzim Basha ka ironizuar fjalimin e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e partisë. I pyetur për akuzat e Metës nga Report TV, Basha tha se ka qeshur me performancën e mjerueshme të tij.

‘Miqtë dhe unë ishim në Itali, i dimë arsyet e kësaj... qeshëm me performancën e mjerueshme nuk presim asgjë as nga ai as nga të tjerët zëdhënësin e të cilëve bë. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik.’- tha Basha.

Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia demokratike për të mbështetur SPAK.

'Edhe një herë në emër të Partisë Demokratike dua të dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, e t’i kërkoj autoriteteve shtetërore që përtej retorikës politike të veprojnë menjëherë për të vënë para përgjegjësisë autorët. Kjo nuk është thjesht çështje e një gjyqtari individual, ky është një sulm kundër drejtësisë. Çdo justifikim apo relativizim tregon gjendjen e prishur mendore të atyre që e kanë humbur fillin që kur kanë humbur kontrollin mbi drejtësinë. Çdo gjyqtar, çdo prokuror, çdo punonjës i gjyqësorit duhet të mbahet përgjegjës në standardet më të larta të mundshme sipas ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet përkatëse. Por aktet e tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë faktorët politik dhe me përgjegjësi shoqërore. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të vendosen para drejtësisë si çështje prioritare të gjithë ata që mendojnë se mund të kërcënojnë apo godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh po kështu jo vetëm  keqardhjen por edhe indinjatën e thellë që këto sulme vijnë edhe në një atmosferë politike të karikuar me gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqësorit, ndaj institucioneve të drejtësisë dhe t’i bëj thirrje të gjithë atyre që edhe sot e kësaj dite e vazhdojnë këtë gjuhë urrejtje të ndalin menjëherë sulmet kundër drejtësisë dhe çdo çështje që ka lidhje me ligjin, ta trajtojnë brenda forumeve të organeve të drejtësisë. Kjo nxjerr dhe njëherë në pah nevojën e ngutshme për një mbështetje totale ndaj organeve të drejtësisë dhe në veçanti ndaj atyre që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndaj sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, pavarësisht prej rekordeve që kanë në raport me SPAK-un dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut, të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë, të depozituara tashmë në parlamentin e Shqipërisë të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH-ja dhe të gjithë institucionet e drejtësisë të cilat janë të ngarkuara me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të kenë resurse të mjaftueshme dhe të kenë të gjithë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e rëndësishme që u është ngarkuar nga Republika. Në veçanti kjo merr një rëndësi të veçantë, në kohën kur bota mbarë po tregon me gisht korrupsionin e qeveritarëve aktual si plagën më të madhe të shoqërisë dhe të ekonomisë shqiptare dhe pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Opozita: Parlamenti të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai3! PS: Sulm i turpshëm, balta e Tiranës u paketua edhe në italisht


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë