E parashikuar për të diskutuar problematikat e konstatuara në zonat elektorale në javën e gjelbër, por 4 orët e kësaj seance plenare u dominuan nga përplasjet për episodin e publikuar të dielën e 21 prillit në emisionin ‘Report” në Rai 3.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, duket rikujtuar kërkesën e tij për interpelancë me Kryeministrin për këtë çështje akuzoi se Kuvendi gris rregulloren, sa herë që ka akuza në drejtim të Ramës. Opozita kërkoi distancim nga sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit publik italian Rai3.
'Ju keni grisur rrregulloren e Kuvendit, sa herë që Ramës i duhet të përballet me akuza. Rama fshihet sa herë duhet të përballet me të vërtetën. Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj RAI3. Ky investigim nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës që ka treguar në këto 11 vjet se e ka fuqizuar krimin e organizuar dhe ka dëmtuar qytetarët e ndershëm.'- tha Bardhi.
‘Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera.’- tha Zhupa.
Përgjigjen e mori nga ministrja Elisa Spiropali e cila evidentoi edhe një herë se gjithë ajo baltë në drejtim të Shqipërisë në gjuhën italiane u furnizua nga mashtrimet e opozitës në Tiranë.
“Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa pak nga ajo baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht. Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Operacioni i gënjeshtrave e shpifjeve duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokëpërmbyset.
Me ironi Spiropali komentoi edhe akuzat e opozitës.
“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rai-n ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë Departamentin Amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-t 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin”- tha Spiropali.
Për episodin në RAI 3 reagoi të dielën edhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila tha se Shqipëria dhe kryeministri shqiptar u linçuan vetëm sepse iu gjenden pranë Shqipërisë. Më herët edhe kreu i qeverisë shqiptare Rama është shprehur se reportazhi në RAI ka qenë një sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë.
Gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend nuk kanë munguar përplasjet mes Gazment Bardhit dhe drejtueses së seancës parlamentare, Ermonela Felajt.
Shkak i debatit ka qenë listën e diskutantëve. Bardhi i është drejtuar ashpër drejtueses së seancës duke e quajtur “gënjeshtare dhe gjobaxhie”.
Ndërkohë Felaj nga ana e saj e paralajmëroi se në bazë të rregullores mund t’i heqë fjalën dhe ta nxjerrë jashtë.
“Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu”, i tha Ermonela Felaj, Gazment Bardhit.
Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve. Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.
Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gënjeshtare
Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova që nuk e di ku i ke deputetet dhe deputetet nuk dinë se ku janë.
Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gjobaxhie
Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu
Gjatë seancës së sotme plenare ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD, Ina Zhupa pas fjalës së kësaj të fundit në foltore.
Zhupa tha se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë të mos pranojnë kërkesën për një seancë diskutimi ne komision.
Zhupa tha me tej se kryeministri Edi Rama “mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne”.
‘Ky Kuvend ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ku çdo gjë bëni përveç Kushtetutës që nuk e njihni, Zonja Spiropali mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë që janë mësuar të nëpërkëmbur duke thënë se nuk do pranoni kërkesën për të bërë një seancë diskutimi për lirinë e medias në diskutim nga deputetja e opozitës. Për gjuhën që përdor Rama me mediat në vend që e ka shtrirë dhe në Itali tani.
Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera. Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne. Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.’- u shpreh Zhupa.
Sakaq, Spiropali është përgjigjur duke lavdëruar fjalët e Zhupës, por duke theksuar se deputetja ka “zero besueshmëri” dhe se çdo gjë që thotë buron nga “dëshira e papërmbajtur për të rënë në sy”.
‘Jeni rast për t’u studiuar. Flisni bukur, keni tekst të mirë, jeni korrekte. Madje 2-3 nga ju që pretendojnë se shkruajnë mirë nuk ua kalojnë. Por pavarësisht se i bëni të gjitha këto asnjë fjalë e juaja nuk mbetet, nuk shkon te njerëzit, se siç duket Ina ke 0 besueshmëri, e di pse, se nuk thua gjëra të vërteta e origjinale, çdo gjë që thua buron nga dëshira jote e papërmbajtur për të rënë në sy. Meqë më përmende, për përgjigjen që dhashë në Facebook, ishte një koment, jo për të marrë rolin e zonjës Açka, por për t’i vërtetuar publikut se për shkak të mllefit ndaj Edi Ramës harroni edhe dashurinë ndaj Shqipërisë, të cilën mesa duket nuk e keni pasur kurrë. Ndryshe nuk do angazhoheshit për t’i hedhur gurin e fundit Shqipërisë, nga Brukseli në Uashington. Jeni bërë objekt talljeje, prapa krahëve të atyre që nuk mund ta kuptojnë që se si të paktën për interesi kombëtar ne nuk bëhemi dot bashkë. Ndaj jeni aty ku jeni dhe s’do jeni kurrë këtu ku jemi ne.’- u shpreh Spiropali.
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti dhe deputetja e PS-së Olta Xhaçka, të dyja nga qarku i Korçës, kanë shkëmbyer replika në seancën plenare.
Koti deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa akuzoi Xhaçkën se bashkë me kryebashkiakun e Kolonjës përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.
‘Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës?
Edhe rruga Korçë Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por ata si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.’- tha Koti.
Deputetja Xhaçka ka replikuar duke thënë se “do vërtet guxim të flasësh broçkulla”, ndërsa justifikoi ndërtimet dhe investimet me argumentin se ato nuk janë në dëm të qytetarëve të zonës.
‘Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.’- u shpreh Xhaçka.
Deputeti socialist Pandeli Majko, gjatë një debati në Kuvend me deputetin Gazment Bardhi tha se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi. Majko tha se PD ende nuk është e qartë për qëndrimin që ka për SPAK, pasi një pjesë prej tyre konsideron si organizatë kriminale dhe një pjesë tjetër beson tek ajo.
'SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë nga ne nuk ka sulmuar SPAK, ta godasë atë si organizatë kriminale, pse sepse ne respektojmë sistemin legal në Shqipëri. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, ju nuk keni të ardhme.'- tha Majko.
Debatet për emisionin e “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare të ditës së sotme. Shpifje dhe mashtrime i cilësoi Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, ndërsa u ndal tek vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së saj Spiropali theksoi se mostransmetimi nga RAI i dokumentarit për marrëveshjen për emigrantët, krijoi shqetësim tek disa segmente politike në Tiranë.
“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rai-n ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë Departamentin Amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-t 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa pak nga ajo baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht”, u shpreh Spiropali në foltoren e Kuvendit.
“Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Edhe RAI qenka shitur tek Edi Rama, meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë për t’u derdhur në shtëpitë italiane. Kjo na qenka forca e radhës e fuqisë së Edi Ramës censuruese. Drejtuesi nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër përveçse do vazhdojë të merret me emigrantë, por pa hedhur asnjë gram baltë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që ai të shpallet i shitur. Operacioni i gënjeshtrave e shpifjeve duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokëpërmbyset. Nëse zakonisht është babai që gënjen të birin me toka që nuk ka, është i biri që me sy e vesh tregon pse babait i kanë humbur arat dhe i kanë thyer trofetë. I shprehim solidaritetin tonë drejtuesit për këtë sulm të turpshëm”, tha Spiropali.
“Nuk ju ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën çfarë dëgjojnë dhe shikojnë makthi i tyre më i madh ishte që nuk dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre. Goxha hesap të dëshpëruarish dhe nuk mbaron këtu. Këtu zë fill marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Sipas kanalizimeve të ujërave mediatike edhe RAI qenka shitur te Rama. Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Ishte sulm i turpshëm”, deklaroi ajo.
Në nisje të seancën plenare Lulzim Basha ka ironizuar fjalimin e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e partisë. I pyetur për akuzat e Metës nga Report TV, Basha tha se ka qeshur me performancën e mjerueshme të tij.
‘Miqtë dhe unë ishim në Itali, i dimë arsyet e kësaj... qeshëm me performancën e mjerueshme nuk presim asgjë as nga ai as nga të tjerët zëdhënësin e të cilëve bë. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik.’- tha Basha.
Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia demokratike për të mbështetur SPAK.
'Edhe një herë në emër të Partisë Demokratike dua të dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, e t’i kërkoj autoriteteve shtetërore që përtej retorikës politike të veprojnë menjëherë për të vënë para përgjegjësisë autorët. Kjo nuk është thjesht çështje e një gjyqtari individual, ky është një sulm kundër drejtësisë. Çdo justifikim apo relativizim tregon gjendjen e prishur mendore të atyre që e kanë humbur fillin që kur kanë humbur kontrollin mbi drejtësinë. Çdo gjyqtar, çdo prokuror, çdo punonjës i gjyqësorit duhet të mbahet përgjegjës në standardet më të larta të mundshme sipas ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet përkatëse. Por aktet e tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë faktorët politik dhe me përgjegjësi shoqërore. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të vendosen para drejtësisë si çështje prioritare të gjithë ata që mendojnë se mund të kërcënojnë apo godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh po kështu jo vetëm keqardhjen por edhe indinjatën e thellë që këto sulme vijnë edhe në një atmosferë politike të karikuar me gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqësorit, ndaj institucioneve të drejtësisë dhe t’i bëj thirrje të gjithë atyre që edhe sot e kësaj dite e vazhdojnë këtë gjuhë urrejtje të ndalin menjëherë sulmet kundër drejtësisë dhe çdo çështje që ka lidhje me ligjin, ta trajtojnë brenda forumeve të organeve të drejtësisë. Kjo nxjerr dhe njëherë në pah nevojën e ngutshme për një mbështetje totale ndaj organeve të drejtësisë dhe në veçanti ndaj atyre që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ndaj sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, pavarësisht prej rekordeve që kanë në raport me SPAK-un dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut, të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë, të depozituara tashmë në parlamentin e Shqipërisë të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH-ja dhe të gjithë institucionet e drejtësisë të cilat janë të ngarkuara me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të kenë resurse të mjaftueshme dhe të kenë të gjithë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e rëndësishme që u është ngarkuar nga Republika. Në veçanti kjo merr një rëndësi të veçantë, në kohën kur bota mbarë po tregon me gisht korrupsionin e qeveritarëve aktual si plagën më të madhe të shoqërisë dhe të ekonomisë shqiptare dhe pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.'- tha Basha.
Vetem parlament qe ‘s’eshte ky i joni.. intriga vetem intriga asgje me teper
PërgjigjuItalise i erdhi /ne ndihme/,por Melonit ju deshen dite qe te dilte ne mbrojtje te Rames.Koncidence e cuditshme qe priti rishpalljen e kandidatures se vet para te veteve dhe perballe opozites,qe te fliste ne mbrojtje te Rames!! Duket qe /motra/e do per interes!
PërgjigjuParlamenti te distancohet nga nje i semure psiqik qe vuan nga fantazia e shpifjeve Gazmend Bardhi,nga trafikanti Flamur Noka dhe nga prapaskenat e Sude Jorida Tabakut Turdiut!Keta individ mbajn pergjegjesi penale dhe morale dhe duhen ndjekur penalisht per dhunen psikologjike qe i shkaktojn popullit shqiptar duke paguar mediat per dizinformim te dhunshem!
PërgjigjuAta bëjnë lojë, t'i bën diversion. Shqiptarët ikin.