Koordinatorët monitorojnë votimin
e kryesive të PD-së në rrethe

Koordinatorët monitorojnë votimin<br />e kryesive të PD-së në rrethe
TIRANE- Demokratët kanë nisur fushatën e zgjedhjeve të kryesive në rrethe. Burimet kanë bërë të ditur se koordinatorët kanë zbritur sërish në rrethe për të ndjekur procesin dhe verifikimin e të dhënave për kandidatët. Burimet thanë se në shumë zona janë vënë re përfshirja në kryesi të bashkëshortëve. Kjo pasi nëse burri futej si i zgjedhur, bashkëshorti përfshihej si drejtuese e forumit të gruas.

Nga ana tjetër është kërkuar që të mos lejohet përfshirja në kryesi të pjesëtarëve nga e njëjta familje apo kushërinj të afërt. Gjithsesi do të jetë Tirana që do të mbyllë procesin zgjedhor të demokratëve me votimin e kryetarëve.

Më pas selia blu do të thërrasë Konventën, ku do të diskutohen ndryshimet e mundshme në statut si dhe do të zgjidhen strukturat e larta drejtuese të kësaj partie. Me mbledhjen e Konventës PD do të vendosë dhe kriteret për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore