Demokratët kanë nisur fushatën e zgjedhjeve të kryesive në rrethe. Burimet kanë bërë të ditur se koordinatorët kanë zbritur sërish në rrethe për të ndjekur procesin dhe verifikimin e të dhënave për kandidatët. Burimet thanë se në shumë zona janë vënë re përfshirja në kryesi të bashkëshortëve. Kjo pasi nëse burri futej si i zgjedhur, bashkëshorti përfshihej si drejtuese e forumit të gruas.
Nga ana tjetër është kërkuar që të mos lejohet përfshirja në kryesi të pjesëtarëve nga e njëjta familje apo kushërinj të afërt. Gjithsesi do të jetë Tirana që do të mbyllë procesin zgjedhor të demokratëve me votimin e kryetarëve.
Më pas selia blu do të thërrasë Konventën, ku do të diskutohen ndryshimet e mundshme në statut si dhe do të zgjidhen strukturat e larta drejtuese të kësaj partie. Me mbledhjen e Konventës PD do të vendosë dhe kriteret për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme vendore.
/Shqiptarja.com