''Database''/ Koordinatori i IT në PD pranon publikisht: Numri ID përdoret kudo, nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania

Ndërkohë që nga Partia Demokratike ngrihen akuza për përdorim të të dhënave personale të portalit e-Albania për llogari të fushatës se Partisë Socialiste, jo të gjithë kanë të njëjtin mendim nga njerëzit e Lulzim Bashës.

Koordinator i IT-së, ekspert i fushës në këtë parti, Endri Hasa, përmes një intervistë të dhënë për Top News thotë se e-Albania grumbullon të dhëna që në fakt zotërohen nga institucione të tjera. Hasa nuk pranon që të pohojë atë që kanë akuzuar nga Selia e partisë së tij, që të dhënat janë marrë nga e-Albania. Ai shprehet se nuk mund ta thotë që të dhënat gjenden në një institucion të vetëm.

 “Numri i ID përdoret kudo. Nuk aludoj në asnjë moment që këto të dhëna gjenden vetëm në një institucion aq më tepër edhe duke e njohur personalisht se si është ndërtuar e-Albania di edhe faktin që e-albania grumbullon të dhëna që zotërohen edhe nga institucione të tjera. Portali në vetvete nuk bën atë që është ndarja e të dhënave apo jo. Portali ka një ndërfaqe për qytetarët. Të dhënat janë pafund, nuk besoj se adresohemi tek një burim. Ajo që fokusohemi është përdorimi i çdo informacioni që ka shteti për përfitime elektorale”, tha Hasa.

Ndërkohë që pyetjes se “pra, ju nuk e shikoni përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë e- Albania në këtë çështje?”, Hasa ju përgjigj se ka shumë institucione që i administrojnë të dhënat.

“Janë gjendjet civile, janë tatimet, janë një sërë institucionesh, që administrojnë të dhënat. Në momentin që nuk ke referim konkret që ky numër kujt i përket dhe si është i lidhur, unë nuk mund të flas teknikisht se nga ka buruar ky numër”, sqaroi koordinatori i IT në PD.

Dy ditë më parë, përmes ish deputetit, Enkelejd Alibeaj, PD denoncoi Partinë Socialiste se sipas saj ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke shkelur privatësinë e tyre gjë që është vepër penale. Alibeaj tha se në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime zgjedhore.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Kjo sipas Ballës, kjo punë bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!

Akuzat e PD i ka hedhur poshtë edhe platforma e-Albania. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetarëve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Këlliçi ndryshe nga PD-ja: Nuk e them dot që ato të dhëna janë marrë nga e-Albania

Pasi PD ka akuzuar AKSHI-n se i ka dhënë të dhënat e qytetarëve, Partisë Socialiste, kandidati i PD për deputet, Belind Këlliçi ka qenë i një tjetër mendimi. Ai ka qenë i qartë kur ka mohuar deklaratat e Partisë Demokratike, e cila pretendon se të dhënat që kanë dalë në media janë marrë nga e-albania. Mirëpo Këlliçi, megjithëse pjesë e kësaj partie, thotë se nuk mund ta thotë këtë me siguri.

 “Nuk di t’jua them unë sot a vijnë të dhënat nga e-Albania; nuk e di, nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi”, tha Këlliçi mes të tjerave.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qyqa: 13/04/2021 19:59

    Skanë nevojë ti marin nga e-albania. Por krijimi dhe mbajtja e një databaze të tillë është në shkelje të ligjit tonë si dhe te nenit 8 te kartes se te drejtave dhe lirive themelore të njeriut ( Europian chart of funamental rights-https://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite