'Po përgjojnë të dhënat personale' Balla i përgjigjet PD: Shpifsa të dëshpëruar, ne kemi databazen tonë të të dhënave të krijuar nga komunikimi me njerëzit

'Po përgjojnë të dhënat personale' Balla i përgjigjet PD: Shpifsa të dëshpëruar, ne kemi databazen tonë të të dhënave të krijuar nga komunikimi me njerëzit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.

Kjo sipas Ballës, kjo punë bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!

"O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja", shkruan Balla.

Më herët gjatë ditës së sotme ish deputeti I PD, Enkelejd Alibeaj denoncoi Partinë Socialiste se ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke shkelur privatësinë e tyre gjë që është vepër penale. Alibeaj tha se në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
e-Albania reagon ndaj akuzave të PD:  Të pabaza, ne nuk ruajmë të dhëna dhe as i përpunojmë ato! Jemi urë komunikimi mes shtetit dhe qytetarit

Platforma e-Albania ka hedhur poshtë akuzat e PD se të dhënat personale të qytetarëve po përdoren nga PS për qëllime zgjedhore. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

Reagimi i plotë i e-Albania

Suksesi i e-Albania me digjitalizimin e shërbimeve publike njihet dhe vlerësohet nga e gjithë bota përmes institucioneve ndërkombëtare si OKB, OECD, BE dhe DASH.

Sulmet e Partisë Demokratike ndaj platformës e-Albania, e cila siguron shërbimet publike online për qytetarët janë të pabaza. Ne e kuptojmë se PD është në fushatë por kjo nuk justifikon sulmin politik ndaj një institucioni që është kryekëput në shërbim të qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale.

E-albania në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve. Kjo është e treguar qartë edhe në ndërfaqen e portalit. Të dhënat mbahen dhe administrohen nga bazat e të dhenave respektive në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore të institucioneve administruese të tyre sipas aktit të krijimit.

E-albania është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

E-albania shmang ngritjen paralele të faqeve të çdo institucioni me qëllim ofrimin e shpërndarë të shërbimeve elektronike duke e bërë më të thjeshtë për qytetarin dhe biznesin duke lehtësuar kërkesën per shërbim dhe marrjen e shërbimit.

AKSH mirëpret në cdo kohë qoftë përfaqësues të partisë që sulmon pa asnjë bazë institucionin dhe qoftë përfaqësues të portaleve që e mbështesin këtë sulm, për të ballafaquar pretendimet e tyre.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)