Koordinimi elektoral, deputetët
e PS takime me ministrat 

Koordinimi elektoral, deputetët<br />e PS takime me ministrat 
Partia Socialiste ka nisur punën për fortësimin e qëndrimeve të saj dhe të vendimmarrjeve parlamentare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme elektorale. Përveç mbledhjeve të grupit parlamentar çdo të hënë, do të mblidhet rregullisht dhe grupi i sekretarëve dhe 12 të deleguarve në qarqe.

Ata do të raportojnë çdo javë si kanë ecur detyrat që kanë të bëjnë me pranimet në parti, kuotat, përfundimi i zgjedhjeve të 12 koordinatorëve elektoralë dhe dixhitalë dhe financierëve. Po ashtu, në këtë kuadër kanë filluar të mblidhen kryesitë e komisioneve parlamentare, kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët aty ku i takojnë PS-së, së bashku me ministrat e shtetit: Milena Harito, Ermonela Felaj dhe Bledi Çuçi. Qëllimi i këtyre takimeve është unifikimi dhe qartësimi i qëndrimeve mbi vendimmarrjen për ligje të caktuara, dhe po ashtu, do të bëhet një bilanc sektorial i mbajtjes së premtimeve elektorale e po ashtu shikimin e mundësisë për përmbushjen e ndonjë angazhimi në kaq kohë sa ka ngelur deri në mbyllje të mandatit.

PS do të kalojë nga ky grupin dalëngadalë në formësimin e programit elektoral sipas sektorëve, ku mbledhje të veçanta do ketë mes ministrave dhe komisioneve parlamentare. Po ashtu, mbledhja e djeshme e koorinatorëve, ka vendosur që tesera e anëtarësisë së Partisë Socialiste nga kjo e hënë do të ketë një imazh tjetër. PS ka nisur shpërndarjen e 100 mijë teserave të reja tek anëtarët e rij dhe të vjetër të kësaj force që tashmë mbajnë dhe sloganin “Shqipëria e gjeneratës tjetër”.

Krahas modernizimit të këtij dokumenti që do të shpërndahet në praninë e te deleguarve në qarqe, ky është një proces monitorimi organizativ. Pak muaj para zgjedhjeve, PS po teston në këtë mënyrë sa prej anëtarësisë i ka qëndruar besnike dhe sa të vërteta janë listat e saj.

Nga kjo e hënë gjithashtu është vendosur që të jenë të përjavshme takimet e përbashkëta të sekretarëve dhe 12 të deleguarve në qarqe. Ata do të raportojnë çdo javë si kanë ecur detyrat që kanë të bëjnë me pranimet në parti, kuotat, përfundimi i zgjedhjeve të 12 koordinatorëve elektoralë dhe dixhitalë dhe financierëve. Një praktikë e tillë nisi dhe këtë të hënë menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar.
 
Karta
PS ka nisur shpërndarjen e 100 mijë teserave të reja tek anëtarët e rij dhe të vjetër të kësaj force që tashmë mbajnë dhe sloganin “Shqipëria e gjeneratës tjetër”.
 
Takimet
Kanë filluar të mblidhen kryesitë e komisioneve parlamentare, kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët aty ku i takojnë PS-së, së bashku me ministrat e shtetit: Milena Harito, Ermonela Felaj dhe Blendi Çuçi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social