KOPENHAGË, 11 shtator /ATSH-DPA/ - Finlanda deklaroi sot se është e gatshme të pranojë 2 400 azilkërkues si pjesë e një plani të gjerë të Bashkimit Evropian për të sistemuar 120 000 persona.
"Në këtë fazë akute ne do të marrim pjesë vullnetarisht", u shpreh ministri i Brendshëm finlandez, Petteri Orpo për gazetarët, por nënvizoi se Finlanda kundërshton një sistem të detyrueshëm.
Këtë javë Komisioni Evropian propozoi që 120 000 azilkërkuesish të largohen nga Greqia, Italia dhe Hungaria te anëtarët e tjerë të BE-së sipas një mënyre të caktuar shpërndarjeje.
Orpo tha se Finlanda përkrah idenë e krijimit të një listë të vendeve të sigurta, për të ofruar përpunim më të shpejtë të kërkesave për azil.
Ministria e Brendshme finlandeze ka pranuar 30 000 azilkërkuesit këtë vit, në krahasim me rreth 3 600 persona të cilët janë regjistruar vitin e kaluar.
Ndërkohë, në Danimarkë, që ka refuzuar të marrë pjesë në sistemin e azilit të BE-së, qeveria vendosi të mos marrë pjesë në sistemin e propozuar të kuotave.
"Ne kemi marrë shumë tashmë", tha ministrja e Integrimit, Inger Stojberg për agjencinë e lajmeve Ritzau.
Autoritetet daneze kanë pranuar 20 000 azilkërkues këtë vit, nga 14 800 në vitin 2014.