KOPENHAGEN - Një sulmues i armatosur mbeti i vrarë nga policia në orët e para të së dielës në Kopenghagen, pas dy sulmeve të shtunën ku humbën jetën një hebre dhe u plagosën dy agjentë të policisë, fare pranë sinagogës së qytetit. Dhjetra të shtëna në zemër të Europës, ndaj një ndërtese ku po mbahej një konferencë mbi blasfeminë, kanë terrorizuar të gjithë vendin.
Në kryeqytetin e Danimarkës po mbahej një mbledhje për fenë islame dhe lirin e shprehjes, ku ishin prezentë dhe ambasadori i Francës François Zimeray dhe karikaturisti suedez Lars Vilk, autor i karikaturave të ndryshme të Muhamedit.
Sipas policisë kamerat e sigurisë kanë fiksuar sulmuesin i cili besohet se ka kryer të dy sulmet, në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Policia u mobilizuar në të gjithë qytetin dhe pas identifikimit të sulmuesit i cili u larguan me anë të një makine, ata vunë nën kontroll zonën ku ai banonte dhe me t’u shfaqur ka patur një përleshje me armë mes tij dhe policisë, ku dhe ai ka mbetur i vdekur. Zona e Norrebro-s ku ndodhi incidenti është e populluar kryesisht nga emigrantë dhe ndodhet në afërsi të sinagogës ku falen hebrenjtë.
Ora 06:35 - Policia vret një person të dyshuar si autorin e sulmeve
Policia ka qëlluar për vdekje një person i cili hapi zjarr ndaj efektivëve. Personi i vrarë nga policia dyshohet se mund të jetë autori i dy sulmeve, atij në lokal dhe tjetri 5 kilometra më larg. Autoritetet janë duke hetuar në lidhje me këtë fakt dhe nëse dy sulmet me armë kanë lidhje mes tyre.
Ora 04:34 - Tjetër sulm në Kopenhagen, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Të tjera të shtëna me armë kanë ndodhur disa orë pas një sulmi vdekjeprurës në një lokal në Kopenhagen. Nga të shtënat e dyta u vra një person pasi u qëllua në kokë dhe u plagosën dy policë. Autori i të shtënave me armë u largua menjëherë në këmbë pas ngjarjes.
Kështu bën të ditur policia daneze për agjencinë e lajmeve AFP. Nga raportimet, personi që vdiq ishte civil, kurse dy policët u plagosën në këmbë dhe në krah. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ky sulm i dytë me armë ndodhi rreth 5 kilometra larg vendit të sulmit të parë në lokal. Nuk dihet nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Ora 18:05 - Një person humbi jetën ndërsa tre punonjës të policisë mbetën të plagosur pas një sulmi me breshëri plumbash në një lokal në kryeqytetin fanez, Kopenhagen ku mbahej një seminar blasfemie.
Debati “Art, blasfemi dhe liria e fjalës” ishte organizuar nga Lars Vilk, një karikaturist suedez, i cili është përballur më herë me kërcënime të shumta për karikaturat e profetit Muhamed në vitin 2007.
Sipas mediave vendase, në debat merrte pjesë edhe ambasadori francez, i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter shkruan: Jam gjallë!
Organizatorja e takimit në kafenenë Krudttoenden Helle Merret Brix deklaroi se artisti Vilks nuk është prekur nga plumbat.
Sipas raportimeve, rreth 40 plumba u lëshuan në drejtim të lokalit ku mbahej seminari, ndërsa të armatosurit janë larguar me shpejtësi menjëherë pas sulmit.

Në foto: Karikaturisti suedez, Lars Vilk

Në foto: Shërbimi emergjencës në vendngjarje

Foto e atentatorit të sulmit
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com