Kopja transvestite e Kardashian
në kërkim të Kanye-s së saj

Kopja transvestite e Kardashian<br />në kërkim të Kanye-s së saj
Versioni transvestit i Kim Kardashian, shpreson se ngjashmëria e saj me yllin televiziv, ta ndihmojë në nismën e saj për të gjetur Kanye-n e saj. Thalia Almodovar ka lindur mashkull, por njohu femrën e vërtetë brenda saj gjatë periudhës së adoleshencës.
kim kardashian
28-vjeçarja ka kryer ndërhyrje kirugjikale për të zmadhuar të pasmet dhe gjoksin, ndërsa ka shpenzuar më shumë se 20,000 paund për të blerë veshje të ngjashme me Kardashian.
kim kardashian
Edhe pse ka arritur pamjen e dëshiruar dhe shpeshherë e ngatërrojnë për bashkëshorten e Kanye West, Thalia rrëfen se nuk ka jetën dashurore që Kim ka.

“Ndonjëherë djemtë duan të më flasin vetëm sepse dukem si Kim, kjo më nervozon. Një djalë doli me muavetëm se ishte i fiksuar pas Kim dhe mendonte se i ngjaja. Ishte e pabesueshme. Tani jam single dhe në kërkim të Kanye-s tim”.
kim kardashian
Adhurimi i Almodovar për Kim ka nisur që në vitin 2009 dhe do vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi Kardashian e ka frymëzuar të jetë versioni më i mirë i vetvetes. Ajo është e bukur dhe njerëzit e duan, fakti që ngjan më 34-vjeçaren i ka thënë Thalias të gjithë vetëbesimin e nevojshëm.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike