KOPLIK- Një vrasje është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielën në një lokal në fshatin Vukël të komunës Kelmend, rrethi Malësi e Madhe.

Sipas të dhënave të para hetimore, një person qëlloi me breshëri automatiku nga jashtë lokalit duke shkaktuar vdekjen e Gjovalin Vuçinës. 32 vjeçari ishte banor i kësaj komune. Nga plumbat është plagosur edhe Bardh Grishaj, edhe ky ndodhej në lokal.

Forcat e policisë së komisariatit te Malësise se Madhe dhe ato të Shkodrës pasi kryen veprimet hetimore, arriten te identifikonin autorin dhe nisën kërkimet për arrestimin e tij. Sot në mëngjes u arrestua Gëzim Aliaj.