KOPLIK- Tre familje në lagjen “Mehaj” në qytetin e Koplikut kanë mbetur ne qiell të hapur pasi një zjarr i fuqishëm, duke i bërë apartamentet e tyre të pabanueara.
Ngjarja e rëndë u shënua sot rreth orës 12:15, ku dëshmitarëve në vendngjarje ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin në banesën dykatëshe, ndërsa flakët janë përhapur menjeherë në të gjithë godinën duke e shkrumbuar brenda pak minutash të gjithë banesën, ku jetonin 3 familje, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë në momentin e zjarrit.
Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët sapo kanë parë zjarrin kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen, por pavarësisht ndërhyrjes flakët e zjarrit janë përhapur me shtejtësi në të gjithë objektin, për shkak të vjetërsisë së godinës.
Ndërkohë nga qyteti i Shkodres janë dërguar edhe dy zjarrëfikëse për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe eskpertët e policisë hetimore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit i cili shkrumboi banesën dy katëshe në qytetin e Koplikut.
Burime brenda bluve bëjnë të ditur se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkendije elektrike, e cila është shkaktuar nga luhatja e tensionit.
(s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com