Kopshtar i tarracës me kanabis, shqiptari dënohet me 1 vit burg në Angli

Kopshtar i tarracës me kanabis, shqiptari dënohet me 1 vit burg në Angli

Shpëtim Hysenlikaj

Angli- Një 39 vjeçar shqiptar, Shpetim Hysenlikaj është dënuar me 1 vit burg për mbjelljen e 166 rrënjëve kanabis.

Në tarracën e shtëpisë në Gloucester, shqiptari kishte mbjellë kanabis me vlerën e 132 720 paund, me vlerën e tregut.

Sipas prokurorit të çështjes, Hysenlikaj ishte pjesë e një fabrikeje të vogël kultivimi kanabisi edhe pse hetimet policore do të dilnin në konkluzionin se Hysenlikaj do të ishte ‘kopshtar’ dhe jo një ndër organizatorët.

Shpëtim Hysenlikaj u arrestua në 30 nëntor të vitit 2018 dhe do të vuajë dënimin prej 12 muajsh të dhënë nga Gjykata e Kurorës së Gloucester në Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro