TIRANË, 22 Janar / ATSH / - Në fillim të viteve 1900, Beatrice Ephrussi, baronesha e Rothschildit, ndërtoi një vilë të stilit Venisë të rrethuar nga kopshtet frymëmarrëse, përtej detit. Shtigjet gjarpërojnë përmes shtatë kopshteve, ku kopshti kryesor është ai francez me një pishinë të rrethuar me zambakë, shatërvanë kërcimtarë dhe me Tempullin e Dashurisë të ngjashëm me atë të Versajës. Gjithashtu, aty ndodhen kopshte provincialë, të mbushur me pemë ulliri dhe livando, një kopsht i gdhendur me gurë të skalitur e skulptura të mëdha që përshtateshin me vilën. Përveç kopshtit francez, ndodhen dhe kopshte të llojit spanjoll, japonez dhe fiorentin. /a.ke/