Beteja për Kopshtin Botanik/ Gjykata pranon padinë e FSHN, 5 gjyqtarë do vendosin për fatin e çështjes (VD)

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit vlerësoi si të vlefshme dhe pranoi padinë e dekanit të Fakultetit te Shkencave të Natyrës i cili kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep në pronësi Bashkisë së Tiranës 15 ha toke të Kopshtit Botanik.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë i kërkuan Gjykatës që kjo padi të hidhej poshtë, me pretendimin se padia nuk mban firmën e administratorit, por të dekanit të Fakultetit.

Ndërkohë, në seancën e radhës, pritet që një trupë prej pesë anëtarësh të vendosë nëse kjo padi do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Apelit, apo do t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së  Parë. Vendimi i marrë këtë të martë për pranimin e padisë u prit me brohorima nga studentët dhe pedagogët, të cilët në formë proteste marshuan nga fakulteti drejt gjykatës së apelit administrative.

Në një reagim për mediat, pedagogët thanë se qeveria vendosi t’i kalojë bashkisë në pronësi Kopshtin Botanik pa transparencë dhe në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë. Sipas tyre, Kopshti Botanik duhet të mbetet në funksion të procesit mësimor dhe tregojnë se do ta mbrojnë me çdo formë.


Vetë kreu i kësaj bashkie, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë përkundrazi sipas tij e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.

 Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një sipërfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Beteja për Kopshtin Botanik/ Spiro Drushku: Do t'i shkojmë deri në fund kësaj çështje

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, në një prononcim për mediat ka theksuar se ai së bashku me pjesëmarrësit në protestën kundër VKM që i kalon Kopshtin Botanik në administrim Bashkisë së Tiranës, do t'i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Drushkut shtoi se Gjykata Administrative e Apelit duhet të jepte vendimin nëse do ta shqyrtojë këtë çështje apo t’ia kalojë atë Gjykatës së shkallës së parë.

Ndër të tjera Drushku theksoi se ka marrë mbështetje edhe nga shoqatat botërore për kopshtet botanikë.

"Nga palët u ngrit pretendimi se kalimi i Kopshtit Botanik është administrator dhe financiar .pra drejtuesi i seancës shpjegoi se ky kopsht është në laborator për mësim e kërkim shkencor. Kështu e drejta e vetme i takon vetëm Administratorit të Kopshtit Bazuar e ligjin e arsimit të lartë nominon rektorin e Univeristeti që e drejta e vetme i takon vetëm atij, por pretendimi u rrëzua nga pala e paditur. Nuk thashë që Kopshti i mbetet Fakultetit të Natyrës. Ne do të jemi me këmbë në tokë për të ndjekur këtë proces. Jemi në të drejtën tonë, të na përkrahin. Seanca e radhës nuk u caktua si datë. Pasi u caktua pretendimi i dytë që për inkopetencë të çështjes. . Për këtë arsye, kryetarja e seancës, për arsye se nuk plotëson numrin pesë të gjyqtarëve që duhet të vendosin në lidhje me legjitimitetin e këtij procesi, do të propozojë plotësimin e trupit gjykues me 5 anëtarë dhe në këto kushte do të kenë të drejtën për të nominuar në i takon Gjykatës Administrative të Apelit apo Gjykatës së nivelit të parë. Mbas këtij vendimi ne do të njoftohemi me shkrim nga gjykata në seancën e radhës dhe atje do të shqyrtohen të gjitha çështjet dhe dokumentacioni sikurse edhe kërkesa jonë për të qenë ndërhyrës dytësor pranë kësaj gjykate. Kam marrë konfirmimin nga shoqata botërore dhe shkresa e tyre thotë mos u ndalni se jeni në të drejtën tuaj." ka thënë Dekani

Ora 14:31
Mimoza Hafizi: Do të rezistojmë deri në fund që Kopshti të mos i kalojë Bashkisë

Pedagogë e studentë por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë,  me një vendim të qeverisë. Në këtë protestë ditën e sotme ka qenë edhe pedagoge Mimoza Hafizi e cila ka deklaruar se ajo së bashku me kolegët e saj do të rezistojnë deri në fund që kopshti të mos i kalojë bashkisë.

"Ne i kemi Kundërshtuar ketë VKM që kërkon të tjetërsojë këtë ambient. Është një ambient që na përket të gjithëve është kat i pa shembullt që shteti të ndërhyjë të cënojnë mjedisin e punës shkencore. Jam këtu me kolegët e mijë për shumë rezistencë, është një çështje shumë parimore dhe nuk të cënosh punën akademike të studentëve dhe pedagogëve. Shpresoj që Gjykata të japi vendim të drejtës. Kam ardhur për rezistencë. Është qëndrim armiqësor ndaj Universitetit. Kush ka shpirt për ta mbrojtur duhet të rezistojë deri në fund. Hapat do të jenë në shkallët e tjera të gjykatës. " ka thënë Hafizi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri