TIRANË - Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të blejë 1.38 milionë lekë (të reja), mish për kafshët që janë në Kopshtin Zoologjik. Agjencia e Parqeve, pjesë e Bashkisë së Tiranës ka vendosur të blejë mish për kafshët deri në 31 dhjetor 2016.
 
Fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës dhe tenderi do të zhvillohet në datën 7 mars.
 
Kopshti Zoologjik rreth një vit më parë u kthye në një skenë horror, ku një kalë u masakrua nga demi, pasi jetonin në të njëjtin kafaz. Kjo skenë në atë kohë u kthye në një “mollë sherri” mes qeverisë dhe administratës së bashkisë, të drejtuar nga Lulzim Basha.
 
Për kopshtin Zoologjik Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë premtuar investim, por deri tani kafshët jetojnë në të njëjta kushte.
 
Edhe luani që ishte simbol i Kopshti Zoologjik, tashmë ka ngordhur, ndërkohë që aty jetojnë shumë pak kafshë.

bashkia e tirane mishi kopshti zoologjik

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com