Korça e amerikanizuar
nga emigrantët në vitin 1923

Korça e amerikanizuar<br />nga emigrantët në vitin 1923
“Në Shqipëri, në Korçë – thuajse të gjithë meshkujt adultë, të cilët kanë qenë më parë në SHBA, kanë sjellë adaptime interesante nga arkitektura amerikane; tashmë, në vend të mureve të vjetër, shihen kangjella të hekurta e kopshte të lulëzuara para rrugëve, të cilat shprehin dëshirat e ish-emigrantëve që shtëpitë e tyre të duken më miqësore, pa mure”.
 

Kështu na dëshmon një artikull i shkurtër në një gazetë amerikane të vitit 1923, çka na bën të ndjehemi keq kur shohim se kjo iniciativë kaq e bukur që sapo kishte zënë rrënjë në Shqipëri, dhe ishte konstatuar si një përpjekje moderniteti ndër shqiptarët edhe nga vetë shtypi amerikan, mezi gjen vend në ditët e sotme ku vendin e kangjellave e kanë zënë muret e betonit apo kombinacione “spektakolare” që e theksojnë edhe më shumë trendin e babëzisë që po na merr frymën përditë e më shumë.
 
Mirë do ishte të përkrahej çdo iniciativë, e cila në vend të mureve të sillte kangjellat dhe kopshtet, lule e pemë, në mënyrë që të shërbenin si një shembull i mirë për ta përhapur në të gjithë vendin.
 
Interesant është fakti se edhe pse numri i emigrantëve tanë në SHBA e Perëndim është rritur, paratë që ata hedhin në ndërtim shtëpish e “vilash”, shndërrohen thjesht dhe vetëm në mure e beton, ku estetika mungon “me vetëdije”.

korca e amerikanizuar

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar