Korça s'ka rregulla për mbeturinat
hidhen plehra pa asnjë krite

Korça s'ka rregulla për mbeturinat<br />hidhen plehra pa asnjë krite
KORÇË-Prej shumë kohësh është premtuar që do të ndërtohet një landfill për grumbullimin e plehrave të qytetit të Korçës dhe të gjithë zonave të saj, por një gjë e tillë akoma nuk është bërë.

Pamja që të jep vend grumbullimi i tanishëm i plerave të këtij qyteti është dramë më vete. Nuk ka asnjë rrethim dhe asnjë kategorizim të tyre.

Mbi të gjitha e gjithë zona përreth depozotomit të mbetjeve të Korçës është e ndotur pasi nuk ka asnjë kontroll nga askush.

Në bashkinë e këtij qyteti thuhet se landfilli do të fillojë nga puna gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

‘’Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Korçës është vendi i vjetër që funksionon prej 30 vitesh. Jemi në fazën finale të landifillit i cili po ndërtohet në fshatin Maliq’’,-u shpreh Leonard Gjanci, drejtor në Bashkinë Korçë. 
 
Në rregulloren e vendosur në hyrje të vendgrumbullimit thuhet se nuk lejohen të futen persona të paautorizuar, ndërkohë që në brendësi vetëm të autorizuar nuk ka.

[gallery]20894[/gallery]


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes