KORÇE - Një 80-vjeçar nga fshati Belorta i Korçës ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka rënë nga një zetor. 

Ai quhet Xhemalin Shaholli dhe ka qenë duke mbledhur bar pak minuta para se të aksidentohej.

I moshuari  u dërgua në spitalin e qytetit, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti policia për të hetuar shkaqet e aksidentit të tij.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)