KORÇË - Një fëmijë 8-vjeçar është aksidentuar nga autobusi i linjës Tiranë-Selanik. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së martës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovajan.
Sipas policisë së Korçës, fëmija me inicialet F.B u përplas nga autobusi teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.
Fëmija ka marrë plagë të rënda në trup e fillimisht 8-vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore, e më pas u nis me helikopter në spitalin ushtarak të Tiranës për ndërhyrje të specializuar.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com