KORÇË - Një 80-vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për kryerjen e veprave të turpshme me një vajzë të mitur. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 2 të qytetit ku Ilia Kovaci kishte marrë në banesën e tij një vajzë 12-vjecare dhe kishte kryer veprime të turpshme me të.

Sipas të dhënave ngjarja është regjistruar në banesën e 80-vjeçarit ndërsa është konstatuar nga prindërit e të miturës të cilët menjëherë kanë bërë denoncimin ndaj tij. 

Vajza me inicialet A. E i është nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor, por fatmirësisht ka rezultuar se me të nuk ishin kryer marrëdhënie seksuale. Nga ana tjetër fqinjët e 80-vjeçarit e kanë konsideruar këtë akt si të turpshëm. 

Pas marrjes se kallëzimit nga prindërit policia ka marrë në pyetje edhe vajzën e cila nën asistencën e psikologes ka rrëfyer më tepër detaje për ngjarjen.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)