KORCE- Banorët e fshatit Kamënicë, rreth 20 kilometra larg qytetit të Korçës, kanë nisur një protestë për prerjen e druve në kullota. Shkak është bërë një konflikt pronësie me një person, i cili pretenton së zotëron pronësinë e kullotave në këtë zonë.
 
Për këtë arsye banorët kanë protestuar.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa persona, për të sqaruar konfliktin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)