KORÇË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie të “Aleancës Qytetare”, për Korçën, Sotiraq Stratobërdha.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, Stratobërdha është mishërimi i qytetarisë Korçare. Në këtë takim të mbajtur në Teatrin e qytetit juglindor, të pranishëm ishin edhe deputetët e djathtë të Korçës.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, “është vërtet bukur, madje një privilegj i natyrës të jesh nga Korça, të kesh lindur e të jesh rritur në Korçë.”
Basha tha gjatë fjalës së tij se, “në këto zgjedhje, demokratët konkurrojnë si opozitë dhe u takoi demokratëve të Korçës, rasti për t’u kthyer në kutitë e votimit dhe të udhëheqin bashkëqytetarët e tyre drejt kutive të votimit, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, për arsye që dihen”.
Gjatë fjalës së tij në Korçë, kreu i PD-së tha se, kandidati që është përzgjedhur “është shprehje e respektit dhe e nderimit për këtë qytet dhe qytetarët, korçarë dhe korçare të cilëve u dhimbset, u bëhet vonë dhe i qajnë hallin qytetit të tyre”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com