KORÇË - Në Gjykatën e Faktit në Korçë, në procesin gjyqësor të zhdukjes së 64 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi” , ndryshe nga sa pritej, nuk është paraqitur kryebashkiaku Niko Peleshi, i kërkuar prej ish-drejtorit të qendrës kulturore Vladimir Topi.
Kërkesa e të paditurit Topi në seancën e kaluar u mbështet nga trupi gjykues dhe ka qënë gjykata që ka nisur në adresë të kryebashkiakut, thirrjen për të dëshmuar në sallën e gjyqit. Një lajmërim të tillë mori përsipër ta bënte edhe avokati mbrojtës i Topit. Po avokati, me sa u deklarua prej tij sot në sallën e gjyqit, i ka konsideruar provat që do të sillte dëshmia e Peleshit si të panevojshme dhe ka revokuar kërkesën.
Këtë tërheqjeje të mbrojtjes, prokurori i çështjes e ka vlerësuar të ligjshme për palën e të paditurit, që kërkoi dëshminë e kryebashkiakut.
Kujtojmë se gjatë hetimit gjyqësor ka qënë edhe i padituri tjetër i kësaj çështjeje, Sotiraq Xega, që ka kërkuar që të thirret për të dëshmuar kryebashkiaku Niko Peleshi. Xega e ka akuzuar kryebashkiakun Niko Peleshi se ka vënë dorë mbi fondin e galerisë dhe se i ka dhuruar një pikturë homologut të tij, kryebashkiakut të Selanikut.
Në konkluzionet e Prokurorit, gjatë seancës gjyqësore të kaluar, u nënvizua se pikturat dhe gjithë vlerat artistike të Galerisë së Arteve “Guri Madhi” për më se 10 vjet janë mbajtur në kushte të mjerueshme dhe me lagështi, ç’ka i ka dëmtuar rëndë ato.
U tha se për të lëvizur pikturat brenda dhe jashtë vendit për çelje të ekspozitave të ndryshme gjithmonë është marrë urdhër nga Bashkia dhe 6 vitet e fundit nga kryebashkiaku Peleshi. Për këto, por veçanërisht për akuzat direkte të Xegës ndaj Peleshit, pritej që ky i fundit të jepte shpegime sot në sallën e gjyqit, por ai nuk u paraqit, edhe pse lajmërimi i gjykatës i kishte shkuar në tavolinën e tij të punës. Avokati i të akuzuarit Topi u tërhoq nga kërkesa për ta thirrur Peleshin për të dëshmuar.
Kujtojmë se vlera e 27 pikturave të humbura të Mios nga prokuroria është vlerësuar 6 milion e 600.000 lekë. Po këtij dëmi i shtohet edhe vlera e 37 pikturave të tjera të humbura, mes të cilave edhe të mjaft piktorëve të tjerë të shquar të vendit tonë. Ish përgjegjësi dhe piktori Sotiraq Xega dhe ish-drejtori i qendrës kulturore në Korçë Vladimir Topi akuzohen për shpërdorim detyre, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e pikturave të vjedhura. Pas ndarjes së çështjeve nuk dihet ende se kur do të rifillojë gjyqi ndaj ish përgjegjësit, Sotiraq Xega, i cili është shtyrë për arsyet shëndetësore të tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com