KORCE - Pazari i veshjeve në qytetin e Korçës, për të cilin u investuan miliona lekë, tashmë është duke u shkatërruar i gjithi për skrap.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, persona të ndryshëm grabisin çdo ditë shtyllat prej hekuri, me qëllim shitjen e tyre për skrap.

Mungesa e rojeve në këto ambiente ka shtuar frikën e tregtarëve se mallrat e tyre mund të bëhen objekt i grabitësve, ndërsa i bëjnë thirrje organeve kompetente të marrin masa për këtë situatë.

Nuk është hera e parë që pazari i veshjeve në qytetin e Korçës grabitet. Rreth një muaj më parë vetë tregtarët protestuan, duke kërkuar vendosjen urgjentisht të rojeve si dhe vënien e autorëve para ligjit. Por deri më sot thirrjet e tyre, duket se nuk janë dëgjuar nga askush.

(da.is/Shqiptarja.com)