KORÇE - Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, pasi ka kërcënuar me gjobvënie një biznesmen.
I arrestuari është Bernard Xhialli, 23 vjeç. Sipas të dhënave të policisë Xhialli ka kërcënuar nëpërmjet telefonit biznesmen me iniciale L. M. duke kërkuar prej tij shumën 5 mijë euro.
Sipas korrespondentes së A1 Report në Korçë, Dafina Ismaili biznesi kishte bërë denoncim në policia dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë përgjimin e telefonit të 23-vjeçarit dhe më pas kapjen e tij.
23-vjeçari Bernard Xhialli po procedohet më tej pasi akuzohet për veprën penale të “Shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga nenet 109/b & 25 të Kodit Penal.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com