KORCE - Ndërkohë që opinioni publik është ende i shokuar nga masakra në Xhafzotaj të Durrësit ku Ajshe Vatës iu pre koka nga 80-vjeçari Shaban Norja, një tjetër femër ka rënë pre e kanosjes nga një banorë i zonës.
Një 48-vjeçare në qytetin e Korçës sot është kanosur me një granatë dore nga banori i zonës ku ata jetonin.
Sipas policisë së Korçës, ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen numër 17 në Korçë, ku është kanosur me municione luftarake një 48 vjeçare me inicialet V.P dhe sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Mësohet se brenda pak orësh, policia e Korçës ka mundur të arrestojë autorin Aurel Allisha 37 vjeç.
Materialet hetimore për këtë rast do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com