KORÇË - Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Bledar Dedën, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor në arratisjen e 7 të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, mbrëmjen e 23 nëntorit.
 
Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Dedën, ndërsa ka theksuar se Elvis Lami, i akuzuar si bashkëpunëtori tjetër në këtë ngjarje i ka kërkuar ndihmë për ta ndihmuar në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës në Korçë.
 
Ai deklaroi se fillimisht i ka premtuar për ndihmë, por më pas është tërhequr nga ky vendim.

Pas shqyrtimit të provave, prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Dedën, masë kjo e miratuar nga Gjykata e Korçës, ndonëse kjo masë sigurie është cilësuar e padrejtë nga ana e të akuzuarit Bledar Deda.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)