KORÇE - Policia ngriti grupin e taks forcës i cili do të merret me hetimet për zhdukjen e 60 pikturave në galerinë e arteve “Guri Madhi” në Korçë.
Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë ndërkohë që grupi i ngritur përbëhet nga specialistë kundër krimit dhe vjedhjes së veprave të artit.
Aktualisht janë marrë në pyetje tre persona të cilët, sipas drejtorit të galerisë, kanë kryer një inventar në vitin 2011. Ndërkohë që nga burimet e Shqiptarja.com mësohet se ky më shumë se një inventar, ai i zhvilluar vitin e kaluar ka qenë thjeshtë një kontroll fizik i veprave të ndodhura në galeri.
Ndërkohë, është konfirmuar se nga veprat e zhdukura nga galeria, 27 i përkasin piktorit të njohur Vangjus Mio.
Ndërkaq, Sotiraq Xega, i cili për 10 vjet ka pasur çelësat e galerisë dhe vullnetarisht është kujdesur për veprat që ndodheshin në të, nuk ka pranuar të prononcohet por ka pranuar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka marrë asnjëherë një inventar të mirëfilltë të veprave.
(da.is/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com