KORCE- Pazari i Korcës tashmë është në prag të rikthimit të tij në identitet. Emri i tij i cili ndër vite është përcjellë për rëndësinë e veçantë që ka pasur tashmë do të rigjallërojë qytetin e Korcës pas nisjes së zbatimit për projektin e rikonstruksionit të tij. 

I konceptuar për të ruajtur vlerat e vërteta të dyqaneve dhe haneve të dikurshme por me qëllimin për tu kthyer në një pjesë të vizitueshme turistike ku vec vlerave të pasqyruara të oofrohen edhe shërbime, Bashkia e Korçës ka nisur punën që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një imazh të bukur.

korce

”Në këtë projekt do të investohen rreth 4 milion dollarë nga të cilat 2.6 janë kontributi i qeversisë Shqiptarë nëpërmjet fondit të zhvillimit të rajoneve të cilën gjej rastin ta falenderoj. Dhe 1.4 dollarë është bashkëfinancim i fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim. Me këtë projekt bëhet i mundur punimi i pjesës më të madhe të pazarit të Korcës,”-u shpreh  kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo. Punimet për pazarin e Korcës pritet të përfundojnë pas 18 muajsh.

korce

korce