Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve të cilat kanë qenë duke qarkulluar në afërsi të godinës së një shkolle.
 
Sipas të dhënave të policisë së qytetit juglindor, bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur Y.B 25-vjeç dhe M.D 15 –vjeç, përkatësisht dy drejtuesit e automjeteve tip “BMW” me targë AA 666 IF dhe “Citroen” me targë TR 6502U.
 
Dy drejtuesit e automjeteve janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.

aksidenti korce

aksidenti korce
 
Ja informacion paraprak i policisë së Korçës
Njoftohemi se në rrugën "Partizani" në afërsi të shkollës Naum Veqilharxhi, janë përplasur automjeti tip "BMW" me targa AA666IF me mjetin tip "Citroen" me targa TR6502U, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetasit Y.B, rreth 25 vjeç (drejtuesi i mjetit Citroen) dhe shtetasi M.D rreth 15 vjeç.
Të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)