KORÇË-Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti inspektoi stacionin e bagëtive të imëta në Zape të Korçës, që shërben për mbarështimin e rracave dhe materialit biologjik, për të siguruar përmirësimin e rracave.

Ministri Panariti bëri të ditur se këtë vit do t’i kushtohet një vemendje e veçantë rimëkëmbjes së stacioneve blegtorale dhe përmirësimit të rracave.

Ai informoi se në këtë stacion do të mbahen dhe lopët që do të vijnë nga jashtë, për kompensimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza.

Sipas tij, lopët janë porositur në Danimarkë, pas pak ditësh mbërrin loti u parë dhe nis kompensimi i blegtorëve.

“Jemi të prirur që ky stacion dhe të tjerat në gjithë vendin, të përmirësojnë rracat e bagëtive në mbarë vendin”, tha ai.

Panariti
Panariti
(Panariti në Stacionin e Bagëtive të Imëta në Zape të Korçës)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com